2010-02-09 17:18:15

Bërthamorja: Perëndimi në punë për të vendosur sanksione kundër Iranit.


(09.2.2010 RV)Perëndimi po punon mbi sanksionet kundër Iranit pasi që Teherani ka filluar sot paradite pasurimin me uranium. SHBA e Franca kanë deklaruar se janë të gatshme të impenjohen në përgatitjen e një pakete të re sanksionesh për t’ia paraqitur Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mirëpo Kina, që ka të drejtën e vetos, ka bërë të kuptohet se është kundër kësaj hipoteze. Izraeli përsëri ka kërkuar sanksione të ashpra e të menjëhershme kundër Iranit.”Kam frikë për një terrorizëm të ri bërthamor”, tha ambasadori izraelit n Romë, Gideon Meir.







All the contents on this site are copyrighted ©.