2010-02-08 13:44:08

Papa: fëmijët kanë nevojë për nënë e për babë


(08.2.2010 RV)Benedikti XVI ripohoi sot vlerën e familjes tradicionale, të “themeluar mbi martesën ndërmjet burrit e gruas”, duke e përcaktuar si “ndihma më e madhe që mund t’u ofrohet fëmijëve”. “Këta - pohoi Papa - duan të jenë të dashur prej një nëne e një babe që duhen njëri me tjetrin dhe kanë nevojë të banojnë, të rriten e të jetojnë së bashku me të dy prindërit, sepse figura amënore e atërore janë përplotësues në edukimin e bijve e në ndërtimin e personalitetit të tyre dhe të identitetit të tyre”. Kështu pohoi sot Benedikti XVI në audiencë me anëtarët e Këshillit Papnor për Familjen në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.