2010-02-08 17:24:18

Hapen punimet e Asamblesë së Bashkimit të Konferencave evropiane të kryeeprorëve e të kryeeproreve.


(08.02.2010 RV)U hap sot Asambleja e 14-të e përgjithshme e Bashkimit të Konferencave evropiane të kryeeprorëve dhe kryeeproreve të përgjithshme (Ucesm), që do të vijojë deri më 14 shkurt, në Çestokova të Polonisë.
“Jeta rregulltare në Evropë: histori shpresash, shpresë për historinë”, është tema kryesore e mbledhjes së madhe, në të cilën marrin pjesë delegatë nga 37 konferenca të jetës rregulltare, anëtarë të Ucesm, nga 25 vende të Evropës, përfaqësues të 400 mijë rregulltarëve e rregulltareve. Referuesi kryesor, atë Hosè Kristo Rei Garcias Paredes, klaretinian spanjoll, i ftoi pjesëmarrësit të reflektojnë për temën e shpresës, parë si mision i jetës rregulltare në rrethanat e sotme të Evropës, duke u mbështetur tek Bibla e tek teologjia.Në mbledhje janë të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme kishtare, evropiane e ndërkombëtare, ndërmjet të cilëve, përfaqësues të Kongregatës për Institutet e jetës së përkushtuar e Shoqëritë e jetës apostolike (Civcsva), të Këshillit të Konferencavee ipeshkvnore evropiane (Ccee) e të Komisionit të episkopateve të Bashkësisë evropiane (Comece).







All the contents on this site are copyrighted ©.