Takimi 12-të ndërkombëtar mbi temën: Të Krishterët e Barinjtë për Kishën e nesërme.
(05.2.2010 RV)Këtë javë në Romë është mbajtur takimi 12-të ndërkombëtar, organizuar
nga bashkësia e Shën Egjidit mbi temën: Të Krishterët e Barinjtë për Kishën e nesërme.
Në këtë takim kishtar morën pjesë ipeshkvij nga mbarë bota e personalitete
të tjera të Kishës e të Kulturës. Ishin të pranishëm edhe dy prelatë shqiptarë: ipeshkvi
i dioqezës së Sapës në Shqipëri, imzot Lucjan Avgustini dhe kryeipeshkvi i Tivarit
në Malin e Zi, imzot Zef Gashi. Me këtë të fundit, mysafir në studio
të Radio Vatikanit flasim mbi sfidat e Kishës e të barinjve në komunikimin e Ungjillit
në realitetin e sotëm bashkëkohor...