Nesër në Gjuhadol Mesha e dritës për Atë Ambroz Martinin ofm
(05.2.2010 RV)Dëgjues të nderuar, kujtojmë se nesër paradite në orën 10, françeskanit
të madh shqiptar, atë Ambroz Martini, i cili u nda nga kjo jetë më 3 shkurt,
do t’i kremtohet funerali në Kishën françeskane të Gjuhadolit në Shkodër. Më pas,
procesioni me trupin pa jetë të atë Ambrozit do të shkojë në varrezat e françeskanëve
te Arra e Madhe, ku do të varroset meshtari që ia kushtoi krejt jetën shqiptarëve
dhe Shqipërisë. Të dëgjojmë dëshminë e përgjegjësit të bibliotekës “Atë Gjergj
Fishta”, njëkohësisht drejtues i botimeve françeskane, atë Viktor Demaj,në
mikrofonin tonë…