2010-02-05 19:20:54

Filloi Konferenca botërore mbi sigurinë më Munih


(05.2.2010 RV)Ka filluar sot në Munih të Bavarisë konferenca vjetore ndërkombëtare mbi sigurinë që do të mbyllet këtë të diele e në të cilën marrin pjesë mbi 300 të ftuar nga afër 50 Vende të ndryshme të botës.
Ky tubim që fillon sot, është forumi kryesor ndërkombëtar për politikën e sigurisë. Në këtë konferencë, në të cilën për të parën herë merr pjesë edhe Kina, do të diskutohet për ekonominë ndryshimet klimaterike e sigurimin e burimeve energjetike.
Po kështu thuhet se do të trajtohet çarmatimi bërthamor, programi atomik iranian, lufta në Afganistan dhe roli i ardhshëm i Kinës në çështjet botërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.