2010-02-04 17:25:39

Tërmeti në Haiti ka shkaktuar mbi 200 mijë të vdekur


(04.2.2010 RV)Tërmeti që më 12 janarin e kaluar goditi Haitin ka shkaktuar mbi 200 mijë viktima e 300 mijë persona janë plagosur nga dridhja e tokës, ndërsa 250 mijë shtëpi janë shkatërruar. Kështu njoftoi dje Kryeministri i Haitit, Zhan Maks Beleriv, duke saktësuar se ndër të plagosurit janë edhe 4 mijë persona që kanë pësuar amputacione. Që nga dita e tërmetit që ka shkatërruar kryeqytetin haitian, 482 mijë persona e kanë braktisur Port-o-Prens për t’u transferuar pranë miqve e familjarëve në tjera qytete të afërta, ka njoftuar zyra e Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare.







All the contents on this site are copyrighted ©.