2010-02-04 17:52:38

Rasmusen: Nuk ka plane për “të korruptuar” talibanët


(04.2.2010 RV)NATO nuk ka plane për të paguar apo favorizuar guerilët talibanë, në mënyrë që ata të kalojnë në anën e qeverisë afgane. Deklarata e kreut të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, u bë në prag të takimit dy ditor për Afganistanin të ministrave të mbrojtjes së NATO-s. Komentet e Rasmusenit vijnë në kohën kur janë shtuar përpjekjet për të bërë paqe me talibanët e moderuar në mënyrë që ata të përfshihen në procesin politik të Vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.