2010-02-04 16:11:26

Më 18 shkurt Benedikti XVI do t’i mbajë klerit të Romës një 'lectio divina'.


(04.02.2010 RV) Papa Benedikti XVI e pranoi kërkesën e Kolegjit të Prefektëve të Dioçezës së Romës për të mbajtë një “lectio divina” - "ligjërat mbi Fjalën e Zotit" mbi meshtarinë me rastin e takimit tradicional me meshtarët e Romës në fillim të Krezhmëve.
“Do të kemi kështu mundësinë e mrekullueshme të dëgjojmë Fjalën e tij që do të na ndihmojë të thellohemi më mirë në misterin e identitetit tonë meshtarak dhe misionit tonë”- pohon kardinali Agostino Valini në një letër dërguar meshtarëve të kryeqytetit, në të cilën iu bën thirrje që të mos ta humbasin këtë mundësi të jashtëzakonshme shpirtërore: “Më lejoni që t’ju nxis të gjithëve që të jeni të pranishëm, sepse jemi të vetëdijshëm që Papa do të na kushtojë vetëm neve, meshtarëve romakë, një orë nga koha e tij e çmueshme. Kam besim se do të bëni gjithçka që është e mundur që të mos mungoni. Fatkeqësisht, vitin e kaluar meshtarët nga Roma ishin të paktë ndërsa meshtarët studentë ishin të shumtë”- përfundon letrën e tij kardinali Valini.







All the contents on this site are copyrighted ©.