2010-02-03 12:21:23

Papa: karrierizmi e kërkimi i pushtetit të këqija që ekzistojnë edhe në Kishë


(03.2.2010 RV)Edhe ndër njerëzit e personelin e Kishës ekzistojnë të keqijat e karrierizmit e të kërkikimit të pushtetit personal. Këtë vuri në pak sot Papa Benedikti XVI gjatë audiencës së përgjithshme mbajtur në Sallën e Palit VI në Vatikan, në katekizmin kushtuar figurës së Shën Dominikut Guzman, themeluesit të urdhrit të rregulltarëve Domenikanë.
“Thua se nuk është tundim ajo e karrierës , e pushtetit? Tundim nga i cili nuk përjashtohen as ata që kanë rolin e inkurajuesve e të qeverisjes në Kishë?”, pyeti Papa.
Këndej Benedikti XVI kujtoi atë që pati thënë para disa muajsh gjatë shugurimit të disa ipeshkvijve: “Nuk kërkojmë pushtet, prestigj, autoritet, nderime e vlerësime për vetvete - qortoi Ati i Shenjtë. E dimë se gjërat në shoqërinë civile, e jo radhë herë edhe në Kishë, vuajnë për faktin se shumë prej atyre të cilëve u është dhënë përgjegjësia, punojnë për vete e jo për bashkësinë që u është besuar”.







All the contents on this site are copyrighted ©.