Imzot Zef Gashi takohet Papën në mbarim të audiencës së përgjithshme në Vatikan.
(03.22010 RV)Ndër besimtarët e personalitetet kishtare të pranishme në audiencën
e përgjithshme me Papën, ishin edhe dy prelatë shqiptar: ipeshkvi i dioqezës së Sapës
imzot Lucjan Avgustini e kryeipeshkvi i Tivarit të Malit të Zi, imzot Zef Gashi. E
pikërisht imzot Gashi e vizitoi redaksinë tonë pranë Radio Vatikanit e ne biseduam
me të mbi këtë takim të përjavshëm e të përzemërt të Papës me besimtarë, mbi figurën
e Shën Dominikut dhe veprimtarinë e rëndësishme ungjillëzuese që bëri në kohën e
tij e që vijon ende sot, për çka Papa Racinger foli në katekizmin e sotëm, dhe së
fundit me imzot Zef Gashin përkujtuam edhe kryeipeshkvin arbanas të Zarës së Dalmacisë,
imzot Ivan Prengja, që vdiq papritmas, më 25 janarin e kaluar. Pra ta dëgjojmë
intervistën me imzot Zef Gashin...