2010-02-02 15:39:49

Vatikani dhe Patrikana e Moskës: Europa t'u thotë jo bashkimeve mes homoseksualëve


(02.02.2010 RV)Vatikani dhe Patrikana e Moskës i janë drejtuar asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, mbajtur nga 25 deri më 29 janar, për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj rezolutës ku kërkohet njohja e bashkimit ndërmjet personave me të njëjtin seks.
Mënyrat janë të ndryshme, por qëllimi është i njëjtë. Vatikani, përmes nuncit apostolik në Paris, imzot Luigji Venturës, i ka shkruar një letër për këtë disa parlamentarëve francezë, hollandezë e italianë. Ndërkaq, Patrikana e Moskës, përmes përgjegjësit për marrëdhëniet e jashtme, kryeipeshkvit Hilarion u ka drejtuar një mesazh të hapur parlamentarëve, duke bashkëndarë qëndrimin e Selisë së Shenjtë kundër njohjes së bashkimit mes homoseksualëve, e duke theksuar se ky opinion është i përbashkët për të krishterët, për myslimanët e për hebrenjtë e Evropës.







All the contents on this site are copyrighted ©.