2010-02-02 15:40:18

SHBA. Obama pezullon programin e misioneve në Hënë.


(02.02.2010 RV)Vendimi i presidentit amerikan Barak Obama për pezullimin e programeve që do ta çonin përsëri njeriun në Hënë, rrezikon 12 mijë vende në qendrat kërkimore publike dhe private amerikane. Shtetet që preken më shumë nga kjo dhe që po protestojnë janë Florida dhe Teksasi. Sipas gazetës Majami Herald, në Majami 7 mijë kontrata pune rrezikojnë të mos lidhen. Edhe në Teksas pakënaqësia është e madhe. Politikanët demokratë dhe republikanë i kanë shkruar Obamës duke u ankuar për vendimin e tij, sepse në qendrën kërkimore Xhonson Spejs Senter në Hjuston rrezikohen 5.500 vende pune. Në planin ushtarak, admirali Majk Malen deklaroi sot krijimin e një grupi studimor që do të shqyrtojë integrimin e homoseksualëve në ushtrinë amerikane.







All the contents on this site are copyrighted ©.