2010-02-02 15:40:03

Kisha kubane paralajmëron rrezikun e krizës ekonomike


(02.02.2010 RV)Kisha kubane paralajmëron rrezikun e një krize të rëndë ekonomike në vend. Revista katolike “Palabra nueva” e kryedioqezës së Havanës nënvizon se gjendja ekonomike është mjaft e ndërlikuar dhe mund të keqësohet me shpejtësi. Por e vetmja përgjigje e regjimit është ricentralizimi ideologjik, pohimet utopiste dhe reduktimi i fuqishëm i shpenzimeve, që do të çojnë pa dyshim drejt një krize ekonomiko-shoqërore. Nuk janë mbajtur premtimet, thekson revista, e cila e krahason gjendjen aktuale me atë të vitit 1990 e 1994, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.







All the contents on this site are copyrighted ©.