2010-02-02 15:40:35

Kina “këshillon” Barak Obamën të mos takohet me Dalai Lamën.


(02.02.2010 RV)“Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet SHBA dhe Kinës do të dëmtohen seriozisht po qe se Barak Obama do të takojë Dalai Lamën.” Ky është paralajmërimi i partisë komuniste kineze bërë nga funksionari i lartë Zhu Veikun. Çdo takim i Obamës me udhëheqësin tibetan në ekzil “...do t’i rrezikonte seriozisht marrëdhëniet kino-amerikane” tha Veikun. Tetorin e kaluar Obama nuk e priti Dalai Lamën në Uashington nga frika se mos do të dëmtonte vizitën e tij të afërt në Kinë, por pati premtuar se do ta priste udhëheqësin shpirtëror të tibetanëve deri nga fundi i vitit.







All the contents on this site are copyrighted ©.