2010-02-02 15:40:45

Iran: Teherani kritikon ashpër vendimin e SHBA për të dërguar anije me antiraketa “Patriot” në Gjirin Persik.


(02.02.2010 RV)Teherani i kritikoi ashpër sot planet amerikane për dërgimin e luftanijeve me antiraketa “Patriot” në Gjirin Persik për të forcuar mbrojtjen bregdetare të vendeve arabe këtu. “Kjo nuk është gjë tjetër veçse një komplot politik për ta shtuar praninë ushtarake amerikane në këtë zonë.” pohoi sot presidenti i parlamentit iranian Ali Larixhani gjatë një mbledhjeje të parlamentit.







All the contents on this site are copyrighted ©.