2010-02-02 15:42:14

Haiti: OKB, gjysmë milioni banorë kanë braktisur kryeqytetin.


(02.02.2010 RV)Banorët që kanë braktisur kryeqytetin Port o Prens pas tërmetit të 12 janarit arrijnë gati në gjysmë milioni. Lajmi u bë i ditur nga zyra e bashkërendimit të çështjeve humanitare të OKB-së. 90 përqind e të shpërngulurve është strehuar pranë të afërmve që jetojnë në fshatra. Tani ajo çka ka përparësi është mbajtja me ushqime e këtyre familjeve duke pasur parasysh rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve pas tërmetit.







All the contents on this site are copyrighted ©.