2010-02-02 16:11:19

164 vjetori i lindjes së Abatit të Oroshit të Mirditës, imzot Preng Doçit


(02.2.2010 RV)Sot më 2 shkurt përkujtojmë 1624 vjetorin e lindjes së Abatit të Oroshit të Mirditës, imzot Preng Doçin. Abati i madh imzot Preng Doçi lindi më 8 shkurt të vitit 1846 në fshatin Bulgër. U shkollua në Shkodër e në Romë.
Më 25 tetor të vitit 1888, Papa Leoni XIII me dekretin “Supra montim Mirditarum” e rimëkëmbë Abacinë e Oroshit në Mirditë dhe për Abat emëron imzot Preng Doçin. Përtëritja e kësaj Abacie Kishtare e sidomos ardhja e imzot Preng Doçit, ndikuan shumë nč jetën fetare, kulturore dhe politike të Mirditës e të mbarë Vendit e kombit shqiptar.
Në fushën e jetës fetare kishtare, imzot Doçi punoi shumë për përhapjen e Ungjillit, për përforcimin e vetëdijes kombëtare e fetare të shqiptarëve dhe për pjesëmarrjen e besimtarëve në Sakramente. Po kështu imzot Doçi derisa punonte për kultivimin e vlerave shpirtërore e kombëtare, në anën tjetër luftonte për dukuritë e këqija që ekzistonin ndër shqiptarë, si vrasjet, hakmarrjen, konkubinatin (martesat joligjore), e dukuritë tjera që pengonin përparimin e rritjen e vlerave tek populli.
Në fushën e jetës kulturor, imzot Preng Doçi në vitin 1899 themeloi shoqërinë letrare “Bashkimi” me qëllim të zgjidhjes së çështjes së alfabetit në bazë të shkronjave latine dhe për përhapjen e shkollave e botimin e librave në gjuhën shqipe, që asokohe ishin pak e shumë të luftuara nga armiqtë e popullit shqiptar, sidomos turqit. Ishte kjo një nevojë e madhe e për imzot Doçin qe një program për Rilindjen Kombëtare, për t’i dhënë një hov të ri me shkolla e dije Shqipërisë e nč mënyrë të posaçme zonës së Mirditës. Nga ato pak vepra që kemi, flasin qartë për ndjenjat e forta njerëzore, fetare, atdhetare e kulturën e gjerë që kishte Abati i Oroshit. Një nga veprat e tij është edhe “Shqipëria nën zgjedhën turke”, dhe “Shqipëria në robni”.
Në fushën e jetës kombëtare politike, imzot Preng Doçi dha një kontribut të jashtëzakonshëm, e bashkoi Mirditën dhe i dha një njësi të vetme. Në “relacionin e tij mbi gjendjen e Abacisë së Shën Llezhdrit të Mirditës”, imzot Doçi mes tjerash shkruan se Mirdita është “si një shtet i vogël autonom” popullsia e së cilës është krenare për lirinë e vet. Për këtë arsye Mirdita duhet të jetë një nukleus - qelizë e një shteti shqiptar. Kjo ëndërr e tij qe kohëshkurtër, sepse turqit e shuan kryengritjen e mirditorëve të cilën e organizoi ai. Për këtë arsye turqit e internuan në Stamboll, nga ku me ndërmjetësimin e kardinali armen Azarian lirohet dhe shkon në Romë, ku Selia e Shenjtë e dërgon me misionin diplomatik në SHBA e vende tjera, derisa me ndërmjetësimin e kardinajve të Vatikanit Aliardi e Jakobini, më 1888 u kthye në Shqipëri si Abat i Mirditës.
Së bashku me imzot Gaspër Krasniqin nga Kosova, imzot Prneg Doçi u angazhua me mish e shpirt në luftën kundër pushtimit të turqve dhe për përparimin kulturor e të gjithanshëm të popullit e Vendit.
Ja një reflektim i studiuesit Agron Gjekmarkaj nga Lezha mbi figurën dhe veprën e Abatit të Mirditës, imzot Preng Doçit...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.