2010-02-01 17:27:35

Në Irak, një kamikaze e veshur si grua shkakton mëse 40 viktima


(01.02.2010 RV)Janë së paku 46 të vdekur e 122 të plagosur nga atentati i sotëm në Bagdad, shumë prej të cilëve gra e fëmijë. Atentatori, një person i veshur si grua, shpërtheu pikërisht në tendën, që shërbente për të kontrolluar gratë, para se të hynin në qytetin e shenjtë shiit të Qerbelasë. Më 5 shkurt, aty do të kremtohet fundi i 40 ditëve të zisë për vdekjen e imamit Hysen, biri i Aliut e nip i Muhametit, vrarë në vitin 680 nga trupat e kalifit omajad Jazid.







All the contents on this site are copyrighted ©.