2010-02-01 17:27:45

Ban Ki-Mun në Qipro për bisedimet greko-turke


(01.02.2010 RV)Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun ndodhet me mision diplomatik në Qipro për të diskutuar mbi procesin e ribashkimit të ishullit, ndarë në vitin 1974, pas ndërhyrjes ushtarake turke në veri të vendit. Ban Ki-Mun po takohet me krerët e bashkësisë greke dhe asaj turke, veç e veç, për të parë se si mund të arrihet ky objektiv. Flitet për një propozim turk për marrëveshjen, por akoma rruga është e gjatë. Qipro ka pas dy shtete, si Greqia dhe Turqia, që kontribuojnë në moszgjidhjen e konfliktit, duke mbrojtur secili arësyet e veta. Nuk duhet harruar edhe se mënyra si sillet ndaj Qipros, përcakton hapat e Turqisë drejt Bashkimit Evropian. Në vitin 2006, Komisioni Evropian bllokoi me tetë pika procesin e integrimit të Ankarasë.







All the contents on this site are copyrighted ©.