Shpallja e pavlefshmërisë së martesave dhe puna e Gjykatës së Kishës në Shqipëri:
flet don Gjovani Kokona
Të premten e kaluar, Papa Benedikti XVI përuroi vitin e ri të punës për Gjykatën Kishtare
“Rota Romana”. Shpallja e martesave të pavlefshme për t’u bërë qejfin bashkëshortëve
nuk është shërbim i mirë për drejtësinë dhe të vërtetën, u tha ai gjykatësve të Kishës. Ati
i Shenjtë vuri në dukje një prirje të theksuar kohët e fundit, për t’i shpallur të
pavlefshme martesat e bëra në Kishë, vetëm duke u bazuar në faktin që marrëdhëniet
bashkëshortore nuk shkojnë mirë, apo thjesht për t’u mundësuar bashkëshortëve pjesëmarrjen
në Eukaristi, duke harruar se martesa është Sakrament i Shenjtë. Drejtësia, theksoi
Papa, duhet të shkojë paralel me të vërtetën objektive mbi gjendjen e lidhjes martesore
e duhet bërë ç’është e mundur për ta ruajtur atë. Për gjendjen e këtij institucioni
të rëndësishëm për shoqërinë në Shqipëri, të dëgjojmë vikarin e Gjykatës ndërdioqezane
të Kishës, don Gjovani Kokona