2010-01-30 12:45:54

Imzot Tomazi për Haitin: të mendohet për rindërtimin


Kriza humanitare e Haitit ishte në qendër të fjalimit që mbajti Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në selinë e OKB-së në Gjenevë, kryeipeshkvi Silvano Tomazi, i cili foli në mbledhjen për vendin karaibik të Këshillit për të drejtat e njeriut.
“Ndihmat ndërkombëtare për Haitin – tha prelati – duhet t’i përgjigjen parimit të susidiaritetit, në mënyrë që t’i ofrojnë popullit haitian aftësinë për të ndërtuar vendin e për të marrë përsipër përgjegjësitë politike e shoqërore… Shumë organizata jo qeveritare katolike – theksoi imzot Tomazi – kanë filluar programe për rindërtimin: Karitasi Ndërkombëtar, për shembull, ka mbledhur 33 milion dollarë për të financuar projekte të ndryshme... Kisha Katolike – përfundoi kryeipeshkvi – do të vazhdojë edhe në të ardhmen, të sigurojë përkrahjen e vet përmes instituteve bamirëse, në mënyrë që t’u përgjigjet nevojave më urgjente të popullatës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.