2010-01-28 17:41:10

Afganistan: ushtarët e ISAF-it vrasin një imam në automobil me fëmijë


(28.1.2010 RV)Ushtarët e Isafit kanë hapur shtie me armë e vrarë sot paradite një imam që gjendej në automobil me fëmijët e tij në afërsi të Camp Phoenix, jo larg Kabulit. Sipas disa agjencive kombësia e ushtarëve që kanë shtie me armë ende nuk është bërë e ditur, e oficerë amerikanë kanë shpreh keqardhjen për atë që ata e quajtën “një aksident fatkeq i rastësishëm”, duke mbështetur tezën se ushtarët që shin pjesë e një kolone “kanë shtie me armë kundër asaj që dukej se një ishte në automobil kërcënues dhe i rrezikshëm”.
Zyrtarët afganë kanë bërë të ditur se një imam afgan është vrarë sot nga trupat e ISAF-it, gjë që ka shkaktuar protesta para bazës amerikane në kryeqytetin Kabul. Policia tha se protestuesit u larguan pasi NATO premtoi se do ta diskutojë incidentin me kryepleqtë lokalë. Zyrtarët e NATO s kanë konfirmuar se forcat e koalicionit sot kanë vrarë një civil, por nuk dhanë detaje të tjera.







All the contents on this site are copyrighted ©.