2010-01-27 16:47:06

Zgjedhjet presidenciale në Sri Lankë i fiton Rajapaska


(27.1.2010 RV)Në Sri Lankë presidenti aktual, Mahinda Rajapaska, fiton zgjedhjet me 60% të votave duke siguruar presidencën edhe për një mandat të ri gjashtë vjeçar. Kandidati tjetër për president, ish kreu i shtatmadhorisë së ushtrisë, gjenerali Sarath Fonseka, dyshon për manipulime me rezultatet e votimeve e frikësohet për sigurinë e tij personale, për çka i kërkon Indisë mbrojtje për jetën e tij.
Në realitetin e ngjarjeve të Sri Lankës akoma rëndon ndeshja me separatistët e etnisë Tamil, që u zgjidh në maj të vitit të kaluar nga qeveria e Kolombos me një konflikt të përgjakshëm që e asgjësoi gueriljen.







All the contents on this site are copyrighted ©.