2010-01-27 14:59:50

Sot me 27 janar dita e Kujtesës së Holokaustit të popullit hebraik e të çdo gjenocidi tjetër


(27.1.2010 RV)Në shumë Vende evropiane sot shënohet Dita e Kujtesës, për të mos harruar shfarosjen naziste të gjashtë milion hebrenjve. Kujtimi i referohet asaj çka ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore e stabilitetit të paqes me palestinezët që Shteti i Izraelit është duke kërkuar sot.
E Dita e kujtimit të shfarosjes së hebrenjve nga nazistët shënohet me emocion të posaçëm në Poloni, në territorin e së cilës dhe ndodhej kampi i përqendrimit me pjesëmarrje të autoriteteve evropiane, shtetërore e të vetë kryeministrin të Izraelit, Netanjahu si dhe të mbijetuarve nga kampi i përqendrimit, veteranëve të luftës e personaliteteve dhe qytetarëve.
Po kujtojmë se në vitin 2005, OKB e caktoi datën 27 Janar – datë e çlirimit të kampit të Aushvicit – si një Ditë Ndërkombëtare në kujtim të Shoahut, për t’i nderuar gjashtë milion hebrenjtë dhe miliona të tjerët që u vranë nga nazistët gjatë luftës.







All the contents on this site are copyrighted ©.