2010-01-27 16:15:51

Në Haiti dridhet përsëri toka. Shpërndarja e ndihmave vazhdon mes vështirësi të mëdha


(27.1.2010 RV)Një dridhje e fortë prej 4.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në pjesën perëndimore të Haiti 15 ditë pas tërmetit prej 7 ballë të shkallës Rihter që ka shkatërruar kryeqytetin Port-o-Prens. Ndërkaq, derisa vazhdon organizimi i shpërndarjes së ndihmave humanitare, nga gërmadhat, megjithëse zyrtarisht kanë përfunduar kërkimet e të mbijetuarve, forcat amerikane kanë nxjerr një tjetër person të gjallë. Situata vazhdon të jetë tejet e rëndë.
Emergjenca e parë po shkon drejt përfundimit, e tani duhet menduar për fazën e dytë atë të asistencës së mijëra personave. Flitet për gati 800 mijë persona që këto çaste janë pa shtëpi, sidomos në Port-oPrens. Pastaj kemi 250 mijë persona që kanë ikur nga kryeqyteti. Njëkohësisht duhet menduar edhe për projekte me afat të gjatë, për ndërtimin e shtëpive, të strukturave e kësaj duhet shtuar problemin e madh të varfërisë së banorëve të Haiti që kanë nevojë për fituar diçka për të filluar rimëkëmbjen.







All the contents on this site are copyrighted ©.