Shën Francesku i Asizit 1.Prej s' pangishmes űjes s' arit, Qi trazon nierin
në zęmer, Prej dishirit t' mbrapshtë t' krenarit Qi me i vű vllazent nen thęmer,
N' ato t' mesmet t' egrat mota, Kúr nen dhunë e Drejta prâte, Para Hy'it
randue isht' bota, Edhe mnęrshem n' terr ofshâte,
2. Ishte bâ, po, ligjë
krenija, N' khetra t' fortit kjate i drejti, N' vend sundote paudhnija, Zot
mbi gjâ isht' bâ dorshpejti. M'armë m' shoshojn gjindja mberthye, Lott e shkeluna
të t' mjerit, Keq kunora edhe perlye Lypshin gjyqin kundra njerit.
3.
Kur qe, ndiehet prej Parrizit Nji 'i ngushllueshem zâ qielluer, Serafinit
t' lum t' Asizit Qi me i thânun kështű muer: – Shpija e ęme âsht tu' u rręnue:
Çou, Françesk, shka rrin tue pritun? Çou, Françesk, tash pa pritue, Edhe
shpin shko me m' goditun! –
4. N'atë fjalë t' ambel t'Pernedís Shpejt
Françesku po i rrin gati; I a kthen shpinen gjâs e shpís, Petkat tretë qi
ja dha i ati, E me 'i thes të vrashtë ai veshun, Edhe m'kambë pa mbathun gjâ,
Me nji t' ashper litár njeshun Fushës e malit thotë me zâ:
5. – Deh!
Ndigjoni, o t' bijtë e ni'rit: T' gjithë n' Tynëzonë ju vllazen jini; Per
jetë t' gzueshme t'naltë Empirit Gjân e shekullit n' mní t' a kini, Perse
veç me pervűjtní, Perse veç n' vobsi t' shęjtnueshme, Perse veç me dashtuní
Gëzon nieri n' jetë t' amshueshme.
6. Kshtű i Asizit Serafini N' dashtní
shęjte ndezë, këndote; N' atë zâ t' ambel Apenini Anë e kand per máll jehote;
Edhe e ndiente zaje e djerre Mal e fushë, pshatra e gjyteta, Zâ'n e ndiente
shpend e berre Sheklli i ndjeu kto fjalë t' verteta.
7. E qe u shkrehen
armët mizore, Me anmiq u vendue besa, U fashiten mnít gjaksore, Edhe humbi
n' atë zâ resa; Dashtunija e ligja e Zotit Xűne vend prap permbí dhé, Krishtenimi,
si 'i herë motit, U pertri krejt n' jetë të ré.
8. Shpresë e ambel i u
çil robit, Qi n' travajë rrite tue kjá, Pse bujari lott e kobit Me dorë
dhânse xű m' i a dá; Edhe xűni m' i u pastrue N' ftyrë kadifja vashvet t'
reja; Xű kunora me u nderue Gjithmonë shęjte si e nep Feja.
9. Edhe
atë herë, bujarë e mbreta Lanë pellazet e madhnueshem, I lanë trimat armët
e veta E n' kuvende të mjerueshem, Prej dishirit t' sendve t' epra, Në
vobsí s' cillës i u kushtuene, Me Silvestra e me Gjinepra: Ata bashkë u vllazënuene.
10. N' mal t' Alvernes n' nji ag dite Krejt Françesku marrë n' Tynëzonë
N' per vedrime të nji drite Po skjurton si atje mâ vonë, Per nen hije
t' Flamrit t' ti Veç mbi Fé e skam naltue, Isht' tue dalë nji fis i rí Luftët
e Zotit me luftue.
11. Po skjurton Bonaventuren Qi, me vapë t' nji Serafimit,
Mendes s' nierit i a shtron uren Per me u kapë te kroj i Amshimit Po skjurton,
po, edhe Dun Skotin, Cilli anmiqt e Asajë, qi n' Zęmer Për nandë muej e barti
Zotin, Mende-kthielltë i vű nen thęmer.
12. Ezelinin, nieri t' dhunshem,
E sheh n' gjűj perpara Antonit, E sheh mushkun trí dit űnshem Tu' u perkulun
t' Pergjithmonit; Edhe sheh sá prej Eufratit Prej së lémes m' t' rame t' di'llit
Sá i bekuem âsht petku i Fratit, Rrezet ky kah lshon t' Ungjillit.
13.
Edhe i njeh sá bijt e tí Fén e Krishtit t' amëshueme Me gjak t' vet e bâjn
dishmi Nder krahina të mjerueme; Sheh prap kryqa edhe tjara Se n' krahnuer
e permbi krye Bijve t' skamit per punë t' mbara Janë per kishë tuj u shkelxye.
14. Zęmer-knaqun n' kto vedrime Xęn me kndue Françesku atë hera: –
Zot i Madh e plot ngushllime, Tý të kjoftë lavdi edhe ndera! Levdue kjosh
per rreze t' diellit, Levdue kjosh per hânë t' argjântë, Levdue kjosh per
hyj të qiellit, Levdue kjosh per t' kthielltë e t' vrântë! –
15. Mbi krah
t' tij, ndejë zogu i verës, E percjellë atë kndim t' hyjnueshem, Edhe i ambli
flladi e erës E perkthen n' per gjeth t' blerueshëm. Larg e larg n' per hapësire
Prej së kthielltë p'rherë Qytetit Tue ardhë ndihet nji kumbë lire Porsi
e paqta vala e detit.
16. E nji Ęjll nder Serafima Nji mâ n' shęj, si
drita e larta, Tuj u djergun si vetima, Per krah t' tij rreh fletët e arta,
E me rreze të bindueshme M' trup t' shenjueme, kah e priri, Njato varrë
i a la t' hyjnueshme, Prej kah rodh per né gjith hiri.
17. O ju t' bijt
e ktij t' Vobegut, Ęmni i t' cillit tu' u permendun Ndihet malit edhe bregut,
Kahdo rrezja t' shkojë tu' u endun, Me ftyrë t' çiltë ju kqyrnje dhén, Pse
njerzimit, humbë n' mes t' territ, Me dashtní tue mbajtun Fén, Mproje u bât
ju kundra ferrit.
18. Jú edhe i vorfni prind u ká E i papasni n' ju gjęn
ndihmen; Lott atij, qi rrin tue kjá, Ju i a fshini e zbutni dhimen. Ju
n' pellaza e n' ksollë t' bueqarit Pagjen shęjte gjithkah çoni, Per nen thęmer
të krenarit Me u ndrydhë t' ligshtin nuk e lshoni.
19. Gajret, pra, nder
sá t' vështira, Qi u pershkohet n' ketë tokë jeta, E amshueshmja perse e Mira
E ka dá nder kshille t' veta, Se me skam e pervűjtní, Me dashtní, qi âsht
prej Parrizit, Ka me ngjatë p'rherë me lumní Urdhni i Vobekut t' Asizit.
Atë
Gjergj Fishta: Vallja e Parrizit, Shkoder 1941 __________________ "Biri i vetëm
- që është Hyj, një natyre me Atin"