Të enjten më 28 janar audienca e veçantë e Papës për Akademitë Papnore të impenjuar
në propozimin e humanizmit të krishterë.
(26.1.2010 RV)Nesër nën presidencën e Kryetarit të Këshillit Papnor për Kulturën,
do të mblidhet në Vatikan Këshilli Koordinues i Akademive Papnore, në kuadrin e takimeve
të rregullta për promovimin e kërkimeve ndërdisiplinore dhe për përhapjen e veprave
shkencore në fushën teologjike. Në kuadrin e këtij takimi, Këshilli i Koordinimit
ndërmjet Akademive Papnore, themeluar në Vatikan nga Papa Gjon Pali II më 6 nëntor
1995, sipas traditës, do t’i dorëzon çmimin prej 20 mijë euro. një studiuesi të zgjedhur,
për vepra shkencore me vlerë të veçantë në fushën teologjike e në disiplina tjera
kishtare. Sivjet ky çmim do ti dorëzohet teologut laik nga SHBA-së John Martensen,
për tezën e tij teologjike shkruar mbi analogjitë në Shën Tomën e Akuinit. Ceremonia
e dhënies së çmimit do të mbahet nesër gjatë mbledhjes publike të akademive papnore,
në të cilën do të marrin pjesë me qindra studiues anëtarë të akademive papnore: “Shën
Toma i Akuinit”, “Teologjia Papnore”, “Teologjia e Zojës së Papërlyer”, “Mariana Ndërkombëtare”,
akademia e “Arteve të bukura dhe letërsisë”, “akademia e Arkeologjisë Romake” e tjera.
Pas ceremonisë, më 28 janar, pjesëmarrësit dhe anëtarët e Akademive Papnore do të
priten në audiencë nga Papa Benedikti XVI. Ngjarja u njoftua sot paradite në Vatikan
nga presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën imzot Ravasi.