2010-01-26 13:59:00

Në muajin shkurt në Paris ekspozita shëtitëse me titullin: “Bibla, thesar i njerëzimit”.


(26.1.2010 RV)“Bibla, thesar i njerëzimit”. Ky është titulli i ekspozitës shëtitëse, propozuar nga Unesco e nga Aleanca biblike franceze, e cila do të përurohet më datën 8 shkurt në Paris, pranë selisë së agjencisë së OKB-së për edukimin dhe kulturën. Ekspozita - njofton agjencia Sir - artikulohet në disa pjesë: zanafilla e Biblës, Bibla e transmetuar; Bibla në përkthime; botët e Biblës; Bibla e kultura; një libër takimesh.
Ekspozita do të qëndrojë në kryeqytetin francez deri më 12 shkurt, për t’u transferuar më pas në disa pika të ndryshme në zona frankofone. “E hapur ndaj kulturave dhe feve të botës - shpjegojnë organizatorët - kjo ekspozitë ka si synim të vënë në pah ndikimin e Biblës në letërsi, historinë e popujve dhe historinë e artit”.
Sipas promotorëve të kësaj nisme, “francezët kanë një marrëdhënia pak sa të ftohtë me Biblën. Në vitin 2001 afër 71% pohonte se nuk e ka lexuar kurrë Biblën”; megjithatë, kohëve të fundit me shtirjen e tregimeve biblike në programet e gjuhës franceze apo të historisë nëpër shkolla të mesme si licetë”, dëshmon se “Bibla vazhdon të ketë ndikimin të jashtëzakonshëm, pra të jetë një libër tërheqës që shkon edhe përtej sferës fetare”. Sipas Unesco-s, edhe për ata persona që nuk janë besimtarë, “pranë teksteve tjera të mëdha fetare apo filozofike, Bibla është një e mirë e përbashkët e njerëzimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.