Kosovë: BE, bisedime në Prishtinë për liberalizimin e vizave
(26.1.2010 RV)Përfaqësues të qeverisë kosovare e të Komisionit evropian takohen
në Prishtinë për të biseduar mbi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, i
vetmi Vend i rajonit të Ballkanit që ende është mbajtur jashtë çdo programi që ka
të bëjë me këtë çështje. Pengesat më të mëdha për këtë punë përbëhen nga problemet
ende të pazgjidhura e që lidhen me statusin e Kosovës e faktin që 5 prej 27 Vendeve
të BE-së, (Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qipro) nuk e kanë njohur pavarësinë. Qeveria
e Prishtinës do të paraqesë një raport mbi përparimet që janë bërë në administrimin
e kufijve, mbi reformën e policisë, mbi bashkëpunimin gjyqësor, mbi respektimin e
të drejtave njerëzore, të pakicave etnike e të lirive themelore. Në këtë takim
do të marrë pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe anëtarët e Grupit
ndërministror, përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e Udhërrëfyesit dhe Planit
të Punës për liberalizim të vizave. Më 19 dhjetorin e kaluar ka hyr në fuqi liberalizimi
i regjimit të vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë që drejtohen
për në Vendet e hapësirës Shengen. Në muajt e ardhshëm ka mundësi që ky amendament
të shtrihet edhe për Bosnjën e Hercegovinën dhe Shqipërinë.