2010-01-25 18:16:12

Zgjedhje presidenciale në Sri Lanka: shpresa e Kishës


(25.01.2010 RV)Prag zgjedhjesh në Sri Lankë, ku nesër do të votohet për presidentin, për herë të parë pas konfliktit të përgjakshëm ndërmjet ushtrisë qeveritare dhe Tigrave Tamil, i cili zgjati gati 30 vjet. Kandidatët për president janë aktuali, Mahinda Rajapaksa dhe ish-komandati i ushtrisë, Sarath Fonseka. Ndryshimi më i madh ndërmjet tyre është qëndrimi ndaj Republikës Srilankeze, të cilën kreu aktual i shtetit dëshiron ta mbajë presidenciale, ndërsa lideri i opozitës premton ta kthejë në parlamentare. Me rastin e votimit, kryeipeshkvi i kryeqytetit Kolombo, imzot Malcom Ranjith uroi që vendi të hyjë në një periudhë “paqeje dhe zhvillimi të vërtetë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.