2010-01-25 18:15:49

Haiti: hapet Konferenca e vendeve donatore


(25.01.2010 RV)U hap sot në Montreal të Kanadasë, Konferenca e vendeve donatore për të koordinuar operacionet e ndihmës në Haiti. Në takimin e parë të këtij lloji, pas tërmetit të 12 janarit, merr pjesë edhe sekretarja e shtetit amerikan, Hilari Klinton. Në konferencë do të bëhen përpjekje për koordinimin e ndihmave dhe do të përgatitet terreni për një konferencë më të zgjeruar për rindërtimin e vendit.
Ndërkaq, në Haiti, vlerësohet se numri i të pastrehëve arrin në 250 mijë vetë e 200 mijë të tjerë janë zhvendosur nga kryeqyteti Port-au-Prince në zonat kufitare me të. Çdo ditë, para pikave të shpërndarjes së ndihmave të OKB-së, ose të organizatave të tjera humanitare, formohen radhë të gjata njerëzish. Të dëgjojmë disa dëshmi të transmetuara nga televizioni spanjoll Tve:
Son dos semanas…
“U bënë dy javë që jemi në shtëpi pa para, pa ushqime e pa asgjë për të jetuar. Prandaj vijmë, për ndonjë lek”.

Nosotros semos victimas…
“Ne jemi viktima… jemi këtu për të gjetur diçka për të ngrënë, sepse deri tani nuk na kanë ardhur ndihma. Ka shumë njerëz që po presin për ujë, ushqim e një vend për të fjetur. Vijmë këtu për të kërkuar ushqim, ujë e punë. Nuk bëjmë rrëmujë!”
Ndihmat shpërndahen me vështirësi të jashtëzakonshme. Ndër organizatat e pranishme në Haiti është edhe “Terre des Hommes”, e lidhur me Agjensinë “Agire” (Veprimi). Të dëgjojmë një nga operatorët e saj, Paolo Ferrara, i cili na flet me telefon nga Lë Kajè, 150 km larg nga Port-au Prince (Massimiliano Menichetti):
Stafi ynë ka punuar për të sistemuar 50 mijë të pastrehë. Kemi riorganizuar spitalin publik dhe tendat e kemi shpërndarë ushqime. Kanë arritur ilaçe të reja, që na lejojnë të vazhdojmë operacionet. Në këtë moment, uji është problemi më i madh, pasi është vështirë të gjendet, po ashtu edhe ushqimi.
A ka tension në mesin e popullsisë?
Popullsia ka prekur fundin e mungesa e ushqimit natyrisht që krijon konflikte. Shumë veta parashikojnë tensione në ditët e ardhshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.