2010-01-23 17:05:55

Papa Racinger mesazh urimi Patriarkut të ri të Kishës serbe, të punojë për bashkim e dialog ekumenik.


Papa Racinger i dërgon një mesazh urimi Patriarkut të ri të Kishës serbe, Irinej, 80 vjeç, i zgjedhur dje në Beograd nga Sinodi i Shenjtë në udhëheqje të Kishës ortodokse serbe.
Benedikti XVI në mesazhin e tij drejtuar patriarkut të ri ortodoks serb, i uron “forcën e brendshme për konsolidimin e bashkimit e të rritjes shpirtërore të Kishës ortodokse serbe, si dhe për ndërtimin e lidhjeve vëllazërore me Kishat tjera e me bashkësitë kishtare”.
Ati i Shenjtë më tej kërkon bekimin e Zotit mbi angazhimin e përbashkët të dy Kisha “ në mënyrë që dishepujt e Krishtit të mund të jetë përsëri të bashkuar në dëshmimin para tërë botës të dashurisë së tij hyjnore shpëtimtare”.







All the contents on this site are copyrighted ©.