2010-01-23 16:53:46

Papa: mesazh presidentit të Haitit e siguron impenjimin e Kishës pranë personave të goditur nga tërmeti.


Benedikti XVI i dërgoi presidentit të Haitit, Prenč Preval, një mesazh në të cilin rinovon thirrjen e tij për solidaritetin ndërkombëtar në favor të popullsive të goditura nga tërmeti dhe i fton njerëzit e Haiti në maturi e qetësi për favorizuar arritjen e ndihmave. “Lutëm që forca e shpirti i solidaritetit - shkruan Papa - të jetë në të gjitha zemrat e që rendi e qetësia të kthehen nëpër rrugë në mënyrë që ndihmat bujare të mund të arrijnë nga të gjitha Vendet e të sjellin lehtësim për të gjithë ata persona të cilëve, sot, u mungon gjithçka, që ta ndjejnë ngushëllimin e të marrin vesh se e mbarë bashkësia ndërkombëtare përkujdeset për ta”. Prandaj Benedikti XVI siguron presidentit të Haitit, impenjimin dhe ndihmën e Kishës e të institucioneve të saj ndaj personave të goditur nga tërmeti.







All the contents on this site are copyrighted ©.