2010-01-23 16:42:49

Papa: Kisha me anë të web-it u drejtohet edhe atyre që nuk besojnë


Hapet një epokë e re ungjillëzimi, ajo përmes web faqes. Në mesazhin me rastin e Ditë së 44-të Botërore të Mediave, Papa Benedikti XVI e fton mbarë Kishën ta shikon Internetin me entuziazëm e guxim, duke i këshilluar meshtarët të bëhen lundrues të rrjetit, të marrin pjesë në socialnetwork e ta përhapin Fjalën e Zotit në të gjitha skajet e botës e deri në kontinentin e madh të botës digjitale.
Me praninë e saj të larmishme në Internet, Kisha duhet të “promovojë kulturën e respektit për dinjitetin dhe vlerën e qenies njerëzore”. Këtë kërkon Benedikti XVI në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Komunikimeve Shoqërore që këtë vit ka si temë: “Meshtari e veprimtaria baritore në botën digjitale: mediat e reja në shërbim të Fjalës”. Interneti, shpjegon në tekst, “është një ndër udhët nëpër të cilat Kisha është e thirrur ta ushtrojë ‘diakoninë e kulturës’ (shërbimin e kulturës) në kontinentin e sotëm digjital”.
“Juve, të dashur meshtarë, shkruan Papa Racinger, ju përsërisë thirrjen ti pranoni me urti mundësitë e veçanta që ofron komunikimi modern. Zotit ju bëftë lajmëtarë të pasionuar të lajmit të mirë edhe në ‘agora-të’ që kanë krijuar mjetet aktuale të komunikimit”. E priftërinjve, Papa u kujton se lypet aftësia e depërtimit dhe të qenurit të pranishëm në botën digjitale me besnikëri të vazhdueshme ndaj mesazhit ungjillor, për të ushtruar kështu rolin e prisit të bashkësive që tashmë shprehen, gjithnjë e më tepër, edhe përmes ‘zërave’ të larmishëm e të shumtë që ka nxjerr në dritë bota digjitale, dhe të kumtohet Ungjillit, krahas mjeteve tradicionale, edhe përmes përdorimit të ndihmës së brezit të ri të internetit e mjeteve audiovizive (foto, video, blog, faqe webi e tjera) që përfaqësojnë mundësi të jashtëzakonshme dialogu dhe katekizmi ungjillor.
“Përmes Internetit, prifti - shpjegon Papa Racinger - mund ta bëjë të njohur jetën e Kishës e t’i ndihmojë njerëzit e sotëm të zbulojnë fytyrën e Krishtit”.
Interneti përfaqëson, pra, një “rast të madh” për Kishën e misionin e saj ungjillëzues.







All the contents on this site are copyrighted ©.