2010-01-23 12:52:54

Papa: interneti rast i mirë për përhapjen e Fjalës së Zotit, por jo pa Sakramente


(23.1.2010 RV)Sot pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë në Vatikan, u paraqit Mesazhi i Papës për Ditën e 44-të Botërore të Komunikimeve Shoqërore, që kremtohet më datën 16 maj të këtij viti, mbi temën: “Meshtari e veprimtaria baritore në botën digjitale: mediat e reja në shërbim të Fjalës”.
Mesazhin papnor për ditë të mediave e paraqiti imzot Kaudio Celi, President i Këshillit papnor për Komunikimet Shoqërore e imzot Paul Tighe, Sekretar i të njëjti dikaster.
Benedikti XVI në mesazhin për Ditën Botërore kushtuar mediave, mes tjerash, pohon se interneti përfaqëson një “mundësi të volitshme për besimtarët”, në mënyrë të veçantë “për ta bërë të njohur jetën e Kishës e për të ndihmuar njerëzit e sotëm të zbulojnë fytyrën e Krishtit”. “Asnjë rrugë - shpjegon Papa- nuk mund e nuk duhet të jetë e mbyllur apo të bëhet pengesë për atë person, që në emër të Krishtit të gjallë, impenjohet të jetë kurdoherë vëlla dhe i afërm i njeriut bashkëkohor”.
“Mediat e reja - nënvizon Papa Racinger - para së gjithash u ofrojnë meshtarëve perspektiva gjithnjë të reja për vlerësimin e përmasës universale të Kishës, për një bashkim sa më të gjerë e konkret; për të qenë dëshmitarë në botën e sotme të jetës gjithnjë të re, që lind nga dëgjimi i Ungjillit të Krishtit, Biri i amshuar i ardhur ndër ne për të na shpëtuar”.
Kjo, pa harruar pastaj, se “frytet e misionit meshtarak burojnë para së gjithash nga Krishti i takuar dhe i dëgjuar në lutje; i kumtuar me predikim dhe dëshmi të jetës personale; i njohur, i dashur e i kremtuar në Sakramente, sidomos në të Shenjtueshmen Eukaristi e Sakramentin e Pajtimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.