2010-01-22 17:53:44

Primati anglikan, Rowan Williams: bashkimi i të krishterëve lind nga vizioni plotësisht universal i Kishës


(22.1.2010 RV)Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve 2010 mbërrini në ditën e pestë të kremtimin, me temën e marr nga Ungjilli i Lukës “Ju jeni dëshmitarët e kësaj” ( Lk 24,48). Uniteti - pohon primati i Kishës anglikane, kryeipeshkvi i Kantërbërit, Rowan Williams - është synim për t’u ndjekur me “vizionin universal” të fesë por edhe “pa ankth”, ashtu siç dëshmuan në shekullin e fundit shumë personalitete të bashkësive të ndryshme të krishtera.
Po të dëgjojmë konsideratat e primatit anglikan në mikrofonin e Radio Vatikanit..
“Atmosfera e kremtimeve është me një ton pak sa më të ulët se më parë, sepse e kuptuam që shpresat e para 10 vjetëve ishin pak realiste: patëm synuar shumë lartë, me pritje të mëdha, duke nënvlerësuar - sipas mendimit tim - nivelin e ndërlikuar teologjik që duhet trajtuar e ballafaquar për të arritur deri te një bashkim më i thellë.
Në të njëjtën kohë, është më të rëndësi të dihet se ekzistojnë persona që e kanë këtë vizion guximtar të bashkimit: “po, mund të bëhet e të arrihet - pohonin - e nuk duhet të frikohemi nga vështirësitë”. Ka persona që mendojnë në këtë mënyrë, që kishin një vizion vërtet universal të Kishës: besoj që ky “model” është më me interes për ne. Sot ekziston tundimit të mendosh se bashkimi i të krishterëve është tepër i vështirë për t’u arritur e se duhet të kënaqemi me shembujt lokal të krishterimit e se mjafton ajo çka bëhet në realitetet e vogla lokale të krishtera: sipas meje është diçka paradoksale të arrihet në këtë përfundim pikërisht në epokën e shoqërisë globale e pa kufij. Ne nuk duam të dorëzohemi e të heqim dorë na realiteti lokal i krishterimit, mirëpo duam të kujtojmë se ekziston një vizion universal, si “katolikë” të cilin duhet të synojmë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.