2010-01-22 19:00:13

Peshkopi i Nishit, Irinej është Patriarku i ri i Kishës ortodokse serbe


(22.1.2010 RV)Pra, peshkopi i Nishit, Irinej është kryetari i ri i Kishës serbe. Anëtarët e Sinodit të shenjtë të Kishës ortodokse serbe e zgjodhën sot kreun e ri të kësaj Kishe, 2 muaj pas vdekjes së kreut të kishës ortodokse serbe, Pavle i cili u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare.
Zgjedhja e Patrikut të ri u bë sipas procedurave të caktuara, me hedhjen sipas shortit ndër të emra të votuar që kanë numrin më të madh të preferencave. Në tri zarfe me emrat e Irinejt të Nishit, të ipeshkvit Irinej të Baçkës e metropolitit të Malit të Zi, Amfilohije, ky i fundit që nga nëntori e ka udhëhequr Patriarkanën, Locum tenens i fronit patriarkal.
Personi që zgjodhi, sipas shortit, rastësisht zarfin, me emrin e peshkopit të Nishit, Irinej, 80 vjeç, ka qenë arkimandriti Gavrilo i manastirit të Lepavinit.
“Ka qenë vullneti i Zotit e vullneti i Sinodit të Shenjtë”, këto janë fjalët e para që i tha peshkopi Irinej i Nishit, 80 vjeç, menjëherë pas zgjedhjes së tij në postin e Patrikut të Kishës ortodokse serbe.
“Në këtë detyrë të nderuar e të vështirë jam zgjedhur me ndihmën e vëllezërve ipeshkvij, me të cilët do të bashkëndarë peshën e funksionit të tillë e të gjitha problemet” që Kisha ortodokse serbe ka para vetes, shtoi Irinej, emri i të cilit në pagëzim është Miroslav Gavriloviç.
Lindur në vitin 1930 në fshatin Vidova, pranë Caçakut, Irinej ka studiuar në seminarin e Kishës ortodokse serbe në Prizren të Kosovës, e pastaj studimet teologjike në Universitetin e Beogradit. U bë mugr në manastirin e Rakovicës, pranë Beogradit, në vitin 1959. Ka qenë profesor në seminarin e Prizrenit e pastaj vijon studimet pas universitare në Athinë në vitet 1962-1963. Në vitin 1974 emërohet peshkop i Nishit. Disa herë ka qenë anëtar i Sinodit të Shenjtë, organizmit më të lartë të udhëheqjes së Kishës ortodokse serbe.
Irinej, që konsiderohet si i moderuar, pritet të fillojë misionin e tij në udhëheqjen e Patriarkanës serbe të dielën e ardhshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.