Kryedioqeza e Tiranës kremton nesër tetë vjetorin e kushtimit të Katedrales së Shën
Palit
(22.1.2010 RV)Nesër me 23 janar, kryedioqeza metropolitane e Tiranë-Durrësit
përkujton tetë vjetorin e kushtimit të Kishës katedrale të Tiranës që u bë më datën
26 janar 2002 me një Meshë solemne pontifikale, të udhëhequr nga delegati i Papës
Gjon Palit II, Sekretari i Shtetit të Vatikanit të asaj kohe, kardinali Sodano. Ndërsa
nesër para dite në ora 11, Meshën Shenjte në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme
kishtare, do ta kryesojë kryeipeshkvi i Tiranës imzot Rrok Mirdita në bashkëkremtim
me ipeshkvin ndihmës imzot Frendon, me klerin e pjesëmarrjen e besimtarëve që do të
vijnë nga të gjitha bashkësitë Kishtare të kësaj kryedioqeze. Pas tetë vjetësh,
ndërkohë Kisha Katedrale e Shën Palit në Tiranë është shndërruar në qendrën fetare
më të rëndësishme të kryeqytetit të Shqipërisë dhe është një pikë referimi i pranisë
së Kishës Katolike për krejt kombin. Mbi domethënien e këtij përvjetori e
vlerën që ka sot ky tempull, nga Tirana të ndjekim bisedën me priftin e kësaj dioqeze
e zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, dom Gjergj Meta
nga Tirana.....