2010-01-21 17:16:58

Paraqitet “Pretiosus Thesarurus. Gjuha latine në Kishë sot”, shkruar nga Yorik Gomez Gone e botuar nga libraria e Vatikanit


(21.1.2010 RV)Ripohimi i përdorimit të latinishtes si instrument për komunikim në kuadrin kishtar, por edhe për të nxitjen e promovimin e studimin e kësaj gjuhe në edukimin e brezave të ri. Kjo është sfida që trajton vëllimi “Pretiosus Thesarurus. Gjuha latine në Kishë sot”, shkruar nga Yorik Gomez Gone e botuar nga libraria e Vatikanit.
Gjuha e Romës, gjuha e Kishës, e pandryshueshme në leksikun e unike në gjininë e saj, sot përjeton një krizë të thellë. Situata mund të duket dramatike nëse mendohet se, deri para 50 vjetësh, latinishtja ishte instrument i komunikimit në kuadrin kishtar e ndërmjet studiuesve të botës antike, derisa sot jo pak persona e quajnë të “vjetruar” e si diçka që nuk shërben më. Aspak e frikësuar për këtë, Kisha vazhdon ta përdorë si gjuhën e vet zyrtare, e bindur se latinishtja shpreh tiparet e saj përbërëse si unicitetin, u niversalitetin, ekumenizmin. Ta dëgjojmë kardinalin Zenon Grocholewskin..
“Kisha e vlerëson shumë e do të vazhdojë ta vlerësojë latinishten sepse në këtë gjuhë janë shkruar thesaret e shkencës e të urtisë së krishterë. Sigurisht që, nuk është fjala për të ‘mbrojtur’ diçka, se sa të pasurohesh me këto thesare përmes kësaj gjuhe”.
Themelore për pasur mundësinë e përdorimit të thesarit të traditës kishtare siç është liturgjia, teologjia dhe e drejta kanonike, latinishtja nuk mund të mos kuptohet si “thesar i çmueshëm” e të mos vlerësohet, në çdo fushë, veçoria e kësaj gjuhe siç është thjeshtësia e fisnikëria. Ta dëgjojmë autorin e veprës Yorik Gomez Gonez Gone:
“Latinishtja ka sidomos një përdorim funksional. Kisha, përmes kësaj gjuhe, mund t’i flasë mbarë botës me paanësi, në mënyrë universale dhe ekumenike. Prandaj është fjala, përveç se për bukurinë e për traditën, absolutisht edhe për funksionalitetin e saj. Kisha ka rrënjët e saj që kanë për themel gjuhën latine, e cila është folur vërtetë deri pak para disa dekadash. Prandaj, për Kishën është themelore të vazhdon ta studiojë e të promovojë nisma që janë në favor të kësaj gjuhe”.
Kisha pra flet akoma latinisht, thesar i vërtet e gjeni e urtisë romake, po sidomos hallkë e padiskutueshme e unitetit që, gjatë shekujsh, ka ditur të bashkonte Evropën, duke kontribuar në integrimin e saj nga pikëpamja kulturore, politike e shoqërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.