2010-01-21 15:11:21

Papa emëron një laike zëvendësekretare të Këshillit Papnor për Drejtësinë e Paqen.


(21.1.2010 RV)Benedikti XVI ka emëruar zëvendësekretar të ri të Këshillit Papnor për Drejtësi e Paqe doktoreshën Flaminia Gjovaneli, e cila punon pranë këtij dikasteri të Vatikanit, me detyra të ndryshme që nga viti 1974. Doktoresha Gjovaneli e lindur në Romë në vitin 1962, është studiuar në Bruksel, pasatj ka diplomuar në Shkencat politike në Universitetin romak ‘La Sapienca’, e më pas edhe në Shkencat fetare pranë Universitetit Papnor Gregoriana e në Bibliotekonomi pranë Bibliotekës Apostolike të Vatikanit. Flet disa gjuhë të ndryshme si anglishten, frëngjishten, italishten e spanjishten dhe është eksperte e politikave të zhvillimit dhe të punës së Organizatave botërore të punës, të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, Ekosok dhe Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën.
Si e pranoi këtë detyrë të re të rëndësishme, ta dëgjojmë personalisht zëvendëssekretaren e re të Këshillit Papnor për Drejtësi e Paqe, Flaminia Gjovanelli...
“Natyrisht me gëzim, me mirënjohje sidomos ndaj Atit të Shenjtë e ndaj të gjithë eprorëve të mi të kaluar e të sotëm, e pastaj konkretisht - dalë nga dalë që po bëhem e vetëdijshme - kam edhe pak dridhje e shqetësim për përgjegjësinë e madhe që më është besuar”.
Ju jeni laike e parë që zë një vend të tillë në Vatikan: është duke u rritur, pra, roli i grave në Kishë.....
“Po rritet, ndoshta, do të thosha në mënyrë të dukshme, mirëpo nuk duhet harruar se ka qenë gjithmonë e kushdo e njeh jetën e Kishës dhe mekanizmat edhe institucionale të saj, e di se gruaja gjithmonë ka pasur një rol shumë të rëndësishëm. Tani do të thosha se po rritet edhe në mënyrë të dukshme”.
Jemi në fillim të një viti të ri, sipas jush, cilat janë sfidat e Kishës për paqen e për drejtësinë në botë?
Më duhet të them se është një gjë që e kam posaçërisht për zemër e është problemi i madh që jetojnë e përjetojnë të krishterët në Lindje të Mesme, në Tokën e Shenjtë e edhe në Lindje: është çështja e lirisë fetare, temë jashtëzakonisht e rëndësishme, sidomos sepse - siç thoshte Papa Gjon Pali II - respekti për lirinë fetare është më të vërtetë pik themele për që qeveritë dhe regjimet e botës. E pastaj jemi para katastrofava e vuajtjeve të përditshme, e në këtë periudhë mendojmë në popullin e Haitit. Kemi pastaj edhe sfida të ekumenizmit - në të cilat jam pjesërisht e angazhuar - e që sipas vështrimit tonë, janë shumë, shumë e rëndësishme.







All the contents on this site are copyrighted ©.