2010-01-21 17:27:31

Nga frika e terroristëve Jemeni pezullon dhënien e vizave për të huajt.


(21.01.2010 RV)Autoritetet jemenite pezulluan dhënien e vizave të huajve që zbresin në aeroportet e vendit. Siç bën të ditur agjencia e lajmeve jemenite “Saba” autoritetet i kanë dhënë urdhër pikave të kalimit kufitar që të mos lëshojnë më viza sepse ka rrezik që terroristë islamikë të hyjnë në Jemen. Autoritetet amerikane pohuan se në Jemen ka 36 shtetas amerikanë që kanë mbërritur muajt e fundit për t’u bashkuar me Al-Kaedën.







All the contents on this site are copyrighted ©.