2010-01-20 13:13:57

Papa do të kremtojë më 11 shkurt meshën në Shën Pjetër në Vatikan me rastin e Ditës Botërore të të Sëmurit.


(20.1.2010 RV)Për herë të parë që nga fillimi i Papnisë së tij, Benedikti XVI do të kryesojë personalisht në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Meshën Shenjte tradicionale për të sëmurët me rastin e Ditës Botërore të Sëmurit.
Në vitet e kaluara, riti i Meshës kushtuar të sëmurve është kryesuar zakonisht nga Vikari i Papës për dioqezën e Romës, pra më parë ishte kardinali Ruini e pastaj kardinali Vallini e në mbarim të liturgjisë shenjte, Papa arrinte në Bazilikë për t’i përshëndetur të sëmurët e të pranishmit.
Risia e këtij viti shpjegohet me faktin se sivjet Dita Botërore kushtuar të Sëmurit bie në përkim me 25 vjetorin e themelimit të Këshillit Papnor për Baritorinë e Shëndetësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.