Haiti goditet sot nga një tërmet i ri i fuqishëm, shpërndarja e nidhmave në kaos
(20.1.2010 RV)Tetë ditë pas tërmetit që tronditi Haitin, sot një tjetër tërmet
i fuqisë 6,1 ballë të shkallës Rhter ka goditur përsëri Vendin, 60 km në veriperëndim
të kryeqytetit Port-o-Prens. Nga tërmeti tragjik i para një jave kanë vdekur të paktën
75.000 njerëz, pohojnë burimet qeveritare të Haitit. Nga ana tjetër, çështja
e shpërndarjes së ndihmave është kaotike. Kombet e Bashkuara kanë vendosur të dërgojnë
në Haiti edhe 3.500 ushtarë të tjerë, me të cilët numri i përgjithshëm i trupave arrin
në 12.500. Programi Botëror për Ushqim i OKB së ka vendosur të krijojë korridore tokësore
dhe ujore për furnizimin e popullatës në brendësi të vendit me ndihma të domosdoshme
e urgjente ujë, ushqim e ilaçe. Brenda nja jave duhet të krijohen mundësitë për furnizimin
e një milion njerëzve. Kombet e Bashkuara njoftojnë se 121 persona janë nxjerrë
të gjallë nga rrënojat e ndërtesave në Haiti nga ekipet ndërkombëtare. Këto të fundit,
ndonëse janë përqendruar tek shpërndarja e ndihmave po zhvillojnë dhe operacione kërkimi.