2010-01-20 16:36:28

Benedikti XVI do të takohet me ipeshkvijtë irlandezë më 15 e 16 shkurt


(20.01.2010 RV)Ipeshkvijtë irlandezë do të vijnë për një vizitë në Vatikan më 15 e 16 shkurt, ku do të takohen me Papën Benedikti XVI. Kjo është hera e dytë, që Ati i Shenjtë i pret, pas takimit të parë më 11 dhjetorin e kaluar. Siç sqaron drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, në qendër të bisedimeve do të jetë çështja e abuzimeve me të miturit nga ana e klerikëve irlandezë.








All the contents on this site are copyrighted ©.