Rusi: Presidenti Medvedev normalizon marrëdhëniet me Kievin dhe dërgon ambasadorin.
(19.01.2010 RV)Presidenti rus Dimitri Medvedev e zhbllokoi emërimin e ambasadorit
rus në Ukrainë Mihail Zurabov dhe e emëroi atë përfaqësues të posaçëm të presidencës
për “zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike” mes dy vendeve. Gjatë takimit me Zurabovin,
sot paradite në Moskë, Medvedev tha se ka shpresë që pas zgjedhjeve presidenciale,
në Ukrainë “të ketë një pushtet të qëndrueshëm dhe në gjendje të funksionojë”, me
të cilin Moska ka ndërmend të ndërtojë “marrëdhënie konstruktive dhe miqësore”. Mihail
Zurabov ishte emëruar që në gusht, por presidenti rus Medvedev e kishte bllokuar
marrjen e tij të detyrës si protestë ndaj qëndrimeve antiruse të presidentit ukrainas
Viktor Jushenko. Ditët e kaluara Kremlini kishte nënvizuar vullnetin e vet për të
dërguar ambasadorin në Ukrainë përpara balotazhit presidencial të 7 shkurtit.