2010-01-19 17:13:04

Politikat dhe feja në qendër të dokumentit përgatitor 'Lineamenta' –' Udhëzuesi ' të Sinodit të Ipeshkvijve për Lindjen e Mesme.


(19.01.2010 RV)Sot paradite në Sallën Gjon Pali II pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, në Vatikan u paraqit dokumenti përgatitor 'Lineamentat apo Udhëzimet' për Sinodin e Posaçëm të Ipeshkvijve mbi Lindjen e Mesme, që do të mbahet në Vatikan nga 10-24 tetor.
Kujtojmë se tema e këtij Sinodi do të jetë: “Kisha Katolike në Lindjen e Mesme: Bashkim dhe Dëshmi. Shumica e atyre që ishin bërë besimtarë kishin një zemër dhe një shpirt të vetëm.”
Është detyrë e të krishterëve të Lindjes së Mesme ta rrëzojnë murin e frikës, të mosbesimit dhe të urrejtjes me miqësinë tonë me hebrejtë dhe myslimanët, izraelitët dhe palestinezët”. Janë këto fjalë që lexojmë tek ky Udhëzues ku flitet për politika botërore dhe për fé, për histori dhe për thirrjen të veprojmë si “bashkëpunëtorë të Zotit”, duke kujtuar se të gjithë të krishterët në Lindje të Mesme janë të paktë në numër.
Pyetja themelore që shtrohet në dokumentit përgatotiro 'Lineamentat' e që do t’i drejtohet edhe Etërve sinodalë, është pra, pikërisht e ardhmja e të krishterëve në Lindjen e Mesme. Prandaj në këtë dokument flitet edhe për ndikimin e pamohueshëm që luajnë politikat botërore tek të krishterët – të rrijnë apo të detyrohet të largohen nga Toka Shenjte.
Për Irakun thuhet se “lufta ka çuar peshë forcat e së keqes në vend, në besimet fetare dhe në rrymat politike”. “Ajo ka mbjellur shumë viktima ndër të gjithë irakianët, por të krishterët janë ndër viktimat kryesore ngaqë përfaqësojnë bashkësinë irakiane më të vogël e më të dobët. As këtë politika ndërkombëtare nuk e merr parasysh.
Më pas nënvizohet pesha e pushtimit Izraelit në Territoret palestineze që “e bën të vështirë jetën e përditshme”. “Duhet t’i marrim në konsideratë pra politikat botërore” – thuhet në këtë dokument – por nga ana tjetër pohohet qartë se kjo është çështje politike por nuk duhet të harrojmë se është dhe mbetet edhe “çështje besimi”. Është fjala këtu të pranojmë thirrjen tone si të krishterë në, dhe për shoqërinë tonë, me një besim që përkufizohet si “fe që shfaqet në jetën e përditshme dhe në shoqëri.
“Ungjilli – kujton kujton dokumenti përgatitor 'Udhëzuesi' –na thotë qartë: “Mos ki frikë o grigjë e vogël.” Është kjo pra sfida e përhershme e të krishterit: “Në mes të vështirësive të ketë shpresë, të ketë atë shpresë – vazhdon më tej dokumenti – “që lindi në Tokën Shenjte” dhe u jep zemër të gjithë popujve dhe njerëzve në vështirësi që prej dymijë vjetësh. Një ftesë kjo, pra, për të reflektuar se çfarë do të thotë të kesh shpresë. “Do të thotë që besimi ynë duhet të mbështetet tek Zoti, por edhe të veprojmë me Zotin, të jemi bashkëpunëtorë të Tij”.
Ndërsa përsa i përket dhunës nënvizohet se çdo i krishterë duhet “të denoncojë me guxim dhunën, nga çdo anë që mund të vijë ajo si edhe të propozojë një zgjidhje që kalon vetëm nëpërmjet dialogut.” Për të gjitha këto duhet që “t’i lëshohemi në dorë Provanisë Hyjnore.”.
Më tej duke shqyrtuar marrëdhëniet e të krishterëve me hebrejtë, jepet si udhëzim që të shmangen ideologjitë politike të cilat mbërrijnë deri aty sa të cënojnë “lidhjet fetare ekzistuese ndërmjet Judaizmit dhe Krishterimit, të bazuara në lidhjen mes Beslidhjes së Vjetër dhe Beslidhjes së Re”.
Përsa i përket myslimanëve, pastaj, në dokumentin përgatitor thuhet se marrëdhëniet me ta janë pak a shumë shpeshherë të vështira, sepse në Vendet myslimane nuk bëhët dallimi mes politikës - shtetit dhe fesë, gjë që i vë të krishterët në pozitën e vështirë të atyre që “nuk quhen shtetas”.
Në vijim një thirrje për të reflektuar mbi faktin se rritja e islamit politik në shoqëritë myslimane, duke filluar nga vitet ’70, ka krijuar “rryma ekstremiste” që përbëjnë rrezik për të gjithë, “të krishterët dhe myslimanët”, kërcënim ky që duhet përballuar së bashku.
Më tej thuhet se pedagogjia e paqës është më realistja, anipse nuk pranohet nga shumica. Ajo ka më shumë mundësi të pranohet, meqë dhuna, qoftë ajo e të mëdhejve, qoftë ajo e të vegjëlve, e ka çuar Lindjen e Mesme vetëm drejt dështimeve dhe çështjeve të ngatërruara.
Duhet shumë guxim lexohet në dokumentin përgatitor 'Lineamenta'- 'Udhëzues', “të flasësh për paqën dhe për veprosh për të, në një kohë kur lufta dhe dhuna na imponohen, dhe kjo është një sfidë e vërtetë.”







All the contents on this site are copyrighted ©.