2010-01-19 15:31:13

Ipeshkvijtë e Lindjes së Mesme: ekstremizmi islamik kërcënon myslimanët dhe lirinë e ndërgjegjes e atë fetare


(19.01.2010 RV)Sot paradite në Vatikan u paraqit dokumenti përgatitor mbi Sinodin e Posaçëm të Ipeshkvijve kushtuar Lindjes së Mesme që do të mbahet në tetor të këtij viti, ‘Lineamentat’ – ‘Udhëzuesi’.
Sipas ipeshkvijve të Lindjes së Mesme se ekstremizmi islamik kërcënon edhe myslimanët e lidhur me lirinë e ndërgjegjes e lirinë fetare “këto janë të njohura e të pranuara në mentalitetin mysliman, që njeh lirinë e kultit, por jo atë që kumton e rrëfen ndonjë fe tjetër të ndryshme nga Islami e edhe më pak lejon të braktiset në mënyrë të lirë Islami”. Ipeshkvijtë më tutje denoncojnë në dokumentin e tyre - se me rritjen e integralizmit islamik, shtohen kudo sulmet kundër të krishterëve”.
Përhapja e islamit politik në shoqëritë myslimane duke filluar nga vitet ’70 ka prodhuar rryma ekstremiste që përbëjnë një “kërcënim për të gjithë, të krishterë e myslimanë” dhe ne duhet t’i përballojmë së bashku. Kështu thuhet mest jerash në Lineamentat- Udhëzuesin e Sinodit të posaçëm të Ipeshkvijve të Lindjes së Mesme në program për tetorin e ardhshëm e që paraqit sot në Vatikan.
Në këtë dokument kujtohet edhe sa thuhej në letrën e fundit baritore të patrikëve katolikë të Lindjes së Mesme, sipas të cilëve disa në emër të “kthimit të islamit në origjinën e vet nuk ngurrojnë të ushtrojnë dhunë”.
Më tej në këtë udhëzues thuhet gjithashtu se ajo çka e ka favorizuar përhapjen e këtyre grupeve ekstremiste është edhe pasoja e tërthortë e “modernes”. “Televizioni dhe interneti kanë sjellë në shoqërinë civile, dhe ndër të krishterët, vlera të reja por edhe humbjen e disa vlerave të tjera të cilave pushteti iu përgjigjet me autoritarizëm, me censurë të shtypit dhe të mjeteve të informimit, në një kohë kur shumica ka si aspiratë demokracinë e vërtetë.”
Për këtë arsye dokumenti nxit një dallim më të prerë ndërmjet fesë dhe politikës, por edhe kërkon që të reflektohet më tepër mbi modernen e cila premton “rehati dhe mirëqenie në jetën materiale, deri madje edhe një çlirim nga traditat “ndrydhëse” kulturore dhe shpirtërore dhe respektim të të drejtave njerëzore por që për një mysliman kanë fytyrë ateiste dhe imorale”. Modernia, përveç kësaj – thuhet gjithnjë në këtë dokument – “është po ashtu e rrezikshme edhe për të krishterët.”
Gjithashtu Lineamenta prek edhe një çështje tjetër të rëndësishme: atë të laicizmit në shoqëritë myslimane. “Tek islami nuk ka laicizëm, me përjashtim të Turqisë. Në përgjithësi islami është fe e shtetit, baza kryesore e legjislacionit që frymëzohet nga sharia.” - vazhdojnë më tej Ipeshkvijtë e Lindjes së Mesme në këtë Udhëzues. Më tej lexojmë se “përsa i përket lirisë së ndërgjegjes dhe asaj fetare “ato janë të huaja për mentalitetin mysliman që e njeh lirinë e kultit, por ajo të të shpalljes të një besim fetar të ndryshëm nga islami e aq më pak braktisjen e islamit”. Me rritjen e integralizmit islamik, sulmet kundër të krishterëve po shtohen dita-ditës kudo.Në mbyllje, përsa i përket gjendjes të të krishterëve në Lindjen e Mesme, ipeshkvijtë theksojnë se kjo është një çështje politike, por edhe fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.