2010-01-19 17:26:16

25 janar festa e Kthimit të Shën Palit. Papa kryeson lutjet e mbylljes së Javës së Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve


(19.1.2010 RV)Papa Benedikti XVI të hënën e ardhshme me 25 janar, në Bazilikën e Shën Palit Apostull jashtë mureve në Romë, do të kryesojë bashkëkremtimin ekumenik në përfundim të Javës së lutjes për Bashkimin e të Krishterëve që ka filluar dje.
Në ritin e mbrëmësores do të marrin pjesë përfaqësues të Kishave tjera e të bashkësive të krishtera të pranishme në Romë.
Gjatë lutjes së mbrëmësores, Ati i Shenjtë Racinger do të mbajë edhe homelinë e rastit. Po kujtojmë edhe temën e këtij viti të Javës së 82-të të Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve që është marrë nga Ungjilli sipas Lukës: “Ju jeni dëshmitarët e kësaj” ( Lk 24,48).







All the contents on this site are copyrighted ©.