(18.01.2010 RV)U lirua nga burgu Mehmet Ali Agça, turku që më 13 maj 1981 qëlloi
kundër Papës Gjon Pali II në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. 52 vjeçari ka lindur
në Jesiltepe, në kufi me Kurdistanin. Militant i organizatës terroriste të së djathtës
ekstreme “Ujqërit gri”, më 1 shkurt të vitit 1979 pati vrarë edhe drejtorin e gazetës
liberale “Miljet”. U dënua me vdekje, por më vonë dënimi iu kthye në dhjetë vjet burgim.
Më 25 nëntor 1979, i ndihmuar nga shokët e tij, arriti të ikte nga burgu i sigurisë
maksimale Kartel Maltepe. Pasi doli nga burgu, një skuadër psikiatrësh e vizitoi për
ta deklaruar më pas të paaftë për shërbimin ushtarak. Sonte, atentatori i Gjon Palit
II qëndroi në një hotel me pesë yje në Ankara.